Alfred Schreuder (trajner i Ajax):

Sport

“Në termat e buxhetit dhe madhështisë së klubit, Liverpuli mbetet skuadra favorite në grupin tonë. Por për mënyrën sesi luan, Napoli i afrohet vërtet shumë. Ata luajnë në mëbnyrë të mahnitshme si skuadër, me shumë kobinime. Kundërshtarët tanë bëjnë edhe mjaft presion, prandaj duhet të tregohemi të zotët në qarkullimin e topit. Megjithatë, Napoli ka edhe dobësi, që ne duhet të dimë t’i shfrytëzojmë. Ata janë të pathyer në këtë sezon dhe natyrisht ka një arsye që ende nuk kanë humbur. Por edhe Ajaksi im ka shumë mundësi për të fituar ndaj një skuadre të tillë. Kemi disa lojtarë cilësor, që mund të bëjnë diferencën me klasin e tyre në këtë ndeshje të vështirë që na pret kundër Napolit. Sigurisht që në ndeshjet e fundit nuk kemi bërë një paraqitje edhe aq të mirë në fazën sulmuese. Megjithatë e theksoj që shohim përpara me besim të plotë, se mund të ndryshojmë dhe të tregohmë veten në këtë ballafaqim të rëndësishëm ndaj kryesuesve ë Serisë A italiane”.