Crvena Zvezda – Napoli, Ancelotti e di ‘ferrin’ që e pret në Beograd

Sport

ancellotiii

Ancelotti (trajner i Napolit): “E dimë që do të duhet të vuajmë, sepse jemi në një grup shumë të vështirë. Ndoshta, më i vështiri. E jo vetëm sepse jemi neve, PSG dhe Liverpool, por edhe sepse aty është Crvena Zvezda. Një skuadër jo e lehtë për t’u përballuar, pasi do të mbështetet te një publik shumë i nxehtë. Të gjithë e dinë sa e vështirë është të luash këtu. Gjithsesi, jemi gati të luajmë shanset tona, me entuziasëm dhe të vetëdijshëm për forcën tonë.”

GettyImages 927814650

Koulibaly (mbrojtës i Napolit): “Jemi tepër të motivuar, pasi këtë vit duam të zhvillojmë një Champions League të madhe, duke nisur nga ndeshja me Crvena Zvezdën. Vitin e kaluar e nisëm keq në transfertë, duke humbur të trija ndeshjet. Prandaj këtë sezon do të bëjmë gjithcka për të arritur kualifikimin. E sidomos do të kërkojmë të nisim sa më mirë me ndeshjen e parë. E dimë që do të përballemi me kundërshtar që ka një publik të nxehtë, por kemi mundësi të bëjmë rezultat”.

500021 med 20180725184652 vladan milojevic

Vladan Milojevic (trajner i C.Zvezda): “Mezi presim të zbresim në fushë. Eshtë e vështirë të shpjegohet se cfarë do të thotë për ne, klubin dhe fansat të luajmë në Champions League. Duam të rikthejmë Crvena Zvezdën aty ku meriton të jetë. Na pret një grup i vështirë, por ndeshjet do të jenë spektakolare duke nisur nga ajo me Napolin. I respektojmë të gjithë, pa iu frikësuar askujt. Futbolli është i cuditshëm, kurrë nuk i dihet cfarë ndodh…”.