Inter-Totennham, Spalleti lëshon sfidën për Pochettino

Sport

spallet

Spalleti (trajner i Inter): Përballje si kjo me Totenhemin janë ndeshje që të japin shumë, në nivel entuziasmi dhe bindjeje. Madje për momentin që po kalojmë, është një sfidë që mund të na shërbejë për kthesën. Champions League është një kompeticion që nuk ka krahasim me asnjë tjetër. Të bën të përjetosh ndjesi vërtet të bukura. Do ta konsideroja “Disneyland”-n e futbollit. Shpresoj që dëshira e lojtarëve të mi për të rihyrë në këtë realitet, të jenë vendimtar sa i takon ndeshjes përballë një Totenhami me përvojë më të madhe në këtë kompeticion”.

transfer news Milan Skriniar Chelsea Barcelona 881908

Skriniar (mbrojtës i Inter): Përballemi me skuadra të mëdha që luajnë hapur. E nëse tregohemi kompaktë besoj se do të kemi shanse të mëdha. Kane është një sulmues i fortë. Kam parë edhe disa video të tij për ta studiuar, megjithatë duhet të jemi të përqendruar jo vetëm tek Kane, por edhe tek futbollistë të tjerë të Tottenham që janë tepër të fortë”.

thumb 72483 default news size 5

Pochettino (trajner i Tottenham): “Jemi në një grup shumë të vështirë dhe do të jetë e rëndësishme të marrim një rezultat pozitiv në “San Siro”. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të ngjashëm, prandaj do të luftojnë për të ndryshuar situatat respektive. Në këto vite të fundit kemi kuptuar sesa speciale është të luash Champions League. Shpresoj të fitojmë sa më shumë, duke bërë natyrisht edhe një ecuri sa më të mirë në këtë fazë të grupeve”.
Eriksen (lojtar i Tottenham): “Marrim pjesë për herë të tretë radhazi në grupe dhe kemi bërë gjithmonë paraqitje të mirë. Do të sfidojmë skuadra të rëndësishme. Do të jetë vërtet dicka e bukur. Nuk ka vend më të mirë sesa në San Siro kundër Interit, për të rregulluar situatën jo të mirë nga e cila vijmë. Besoj se do të jetë një ndeshje spektakolare”.