Thomas Tuchel, trajner i PSG kërkon përqëndrim maksimal ndaj Liverpool

Sport

touchel1212
“Ajo çfarë është e sigurtë është se Neymar do të luajë, por se në çfarë roli, këtë nuk do ta tregoj. Asnjëherë nuk rrezikon nëse i beson Di Marias. Por njësoj si për Neymar, as këtë nuk do ta zbuloj. Kjo do t’ja bënte më të lehtë Liverpoolit të përgatitej! Një sfidë, një ndeshje si kjo, asnjëherë nuk vjen shumë herët. Kjo nxjerr më të mirën tonë, duke na mësuar me këtë lloj presioni dhe nivel loje. Nuk ka asnjë problem se e nisim ndaj Liverpoolit. Ajo çfarë na duhet është të japim performancën tonë më të mirë. Asnjëherë nuk mund të jesh i qetë përballë skuadrave të drejtuara nga Klopp, ose në fusha si ‘Anfield’. Por ky lloj kundërshtari, kjo atmosferë, siç iu thashë nxjerr më të mirën tonë. Besoj se mund të jemi një kundërshtar mjaft i rrezikshëm. Ndonjëherë të duhen fitore speciale në ndeshje të tilla, për të fituar më shumë besim tek vetja se mund të shkojmë larg. Në sport, nëse dëshrion t’i shkosh një objektivi deri në fund, në një pikë të caktuar duhet të kesh eksperiencën e duhur për t’ja arritur qëllimit. Në ‘Anfield’ nuk është asnjëherë e lehtë, edhe atëherë kur ke topin nën kontroll. Në fushën e tyre, ata dinë të luajnë edhe pa e patur topin nën këmbët e tyre. Nuk ka asnjë minutë të qetë kundër skuadrave si Liverpooli, e sidomos kur kanë në krye një trajner si Jurgen Klopp. Të gjithë e kuptojnë këtë. Lojtarët e mi gjithashtu, por do sigurohem t’ia u përsëris disa herë.”