Barcelona, Messi bëhet kapiten i Barcelonës

Sport

Lionel Messi

Lionel Messi është emëruar zyrtarisht kapiten i Barcelonës për sezonin 2018/19. Pas largimit nga skuadra të Andres Iniestas dhe Javier Mascheranos, i cili ishte i pesti në listën e kapitenit, ndryshime radikale kanë ndodhur dhe tashmë Messi është i pari. Ka qenë vetë klubi i Barcelonës që e ka njoftuar lëvizjen e fundit për sa i përket lidershipit të skuadrës. Kështu në listën e 4 kapitenëve spikat prezenca e Sergio Busquets dhe Sergi Robertos. Në mes, vetëm i treti, paraqitet Gerard Pique. E përbashkëta e të katërt lojtarëve është se vijnë nga akademia La Masia. 31-vjeçari Messi, ndodhet në Katalonjë që prej vitit 2000, kur në moshën 13-vjeçare u transferua nga Rosario. Jeta dhe karriera e tij kanë qenë totalisht të lidhura me ngjyrat e Barcelonës dhe për këtë shiriti i takon atij në krah. Me një mori rekordesh dhe një seri sukseseh Leo është përfundimisht kandidati më i përshtatshëm për këtë detyrë. Më tej vjen 30-vjeçari Busquets, i cili luan për katalanasit prej më shumë se 10 vitesh. Ai u soll në skuadër nga Guardiola dhe shpesh ka spikatur për natyrën e tij të qetë. Pique ka afërsisht të njëjtën karrierë, por huazimi i tij në vitet 2006-2008 te Real Zaragoza dhe United janë të vetmet shkëputje nga lidhja katalane. Në fund Roberto, vetëm 26-vjecar, duket se me këtë listim merr një garanci më shumë se do të bëjë pjesë në projektet e së ardhmes për Barcelonën.