NBA/ Bucks kryesojnë Konferencën e Lindjes, ecuri aspak e mirë për Nets

Sport

Milwaukee Bucks i ka bërë një nisje prej kampioni këtij sezoni në NBA. Në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në Konferencën e Lindjes, kanë ardhur po kaq fitore. E fundit është ajo ndaj Atlanta Haëks me rezultatin 123-115.

Fitorja thuajse u sigurua në periodën e dytë dhe të tretë të sfidës, ku pikavarazhi shkoi në 14-të, një diferencë e mjaftueshme kjo që të besuarit e Mike Budenholzer të ruanin avantazhin deri në         fund.

Basketbollisti me më tepër pikë në parket rezultoi Trae Young nga ana e miqve, me 42 pikë të shënuara, por që në fund rezultuan të kishin  vlerë vetëm në aspektin personal.

Për vendasit, vëmendjen e morën të zakonshmit, Giannis Antetokounmpo dhe Jrue Holiday me nga 34 pikë në tabelë. Si pasojë e 5  fitoreve të njëpasnjëshme, Bucks kryeson tabelën e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Më tej, një moment të shkëlqyer po kalon edhe Cleveland Cavalirs, që kladsifikohet në vendin e dytë, me 5 fitore radhazi në 6 ndeshje. E fundit është arritur ndaj Neë York Knicks me rezultatin 121-108. Në ktë sfidë, mjaft interesante u kthye perioda e fundit, aty Cavaliers përmbysën gjithçka, me protagonistë, Mitchell, Love dhe Ëade, të cilët realizuan gjithësej nga 38, 29 dhe 22 pikë.

Nga kreu, zhvendosemi në vendet e fundit të tabelës, aty ku Chicago Bulls klafifikohet e 10-ta në renditje. 3 fitore dhe 4 humbje, janë një ecuri që tregon luhatje për demat, të cilët, në ndeshjen e fundit u mposhtën në shtëpi 114-109 nga Philadelphia 76-ers e vendit të 9-të.

Më tej, edhe Miami Heat është një prej skuadrave që po vuan në këtë fillim sezoni, teksa deri më tani regjistron vetëm 2 fitore dhe 5 humbje. E fundit është ajo ndaj Sacramento Kings me rezultatin 119-113. Diçka nuk po shkon për të besuarit e Erik Spoelstra, me këtë të fundit që duhet ta gjejë sa më shpejtë formulën e daljes së skuadrës nga kriza e rezultateve.

Më e thellë duket kriza për Brooklyn Nets, që vjen nga 4 humbje të njëpasnjëshme dhe 5 në total në 6 takime të zhvilluara, e si pasojë klasifikohet në vend të parafundit, në të 14-tin, duke lënë pas vetes vetëm Orlando Magic. Disfata e fundit është ajo ndaj Indiana Pacers në shtëpi, me shifrat 125-116-të.