Ancelotti: Bayerni është një ekip i madh

Sport

gettyimages 579353158

Carlo Ancelotti jep përshtypjet e tij të para për Bayern e Mynihut. Trajneri i bavarezve ka folur në lidhje me aventurën e tij tek skuadra Gjermane. Ancelotti shprehet se Bayern është një klub i madh, i cili mbart me vete shumë suksese dhe për të është një nder i madh që po stërvit kampionët e gjermanisë.
“Është një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe mezi po e pres nisjen e kampionatit. Bayern është një ndër klubet më të mëdha në Europë. Ndihem mirë këtu, kam në dispozicion një skuadër të kompletuar. Ata stërviten cdo ditë dhe janë shumë të vëmendshmë ndaj këshillave të mia. Deri më tani mund të them se gjithcka po ecën shumë mirë.”

Më pas Italiani tregoi dhe sekretet që e cojnë një trajner drejt suksesit, duke vënë theksin se është shumë e rëndësishme që të krijosh një marrëdhënie shoqërore me lojtaret dhe ti ndihmosh që ata të shfaqin më të mirën e tyre në fushë.

“Personalisht cdo skuadër që kam stërvitur si fillim kam krijuar një marrdhënie shoqërore me ta. I kam studiuar me kujdes aftësitë e tyre dhe se në cilin pozicion ata mund të japin më të mirën e tyre. Cdo futbollist ka karakterin e tij dhe detyra e trajnerit është ta kuptojë atë dhe ta menaxhoj sa më mirë”.

Në fund ish-tekniku Realit të Madridit u pyet nëse do të këtë ndonjë transferim në radhët e Bayern, Ancelotti u përgjigj.

“E kam thënë edhe më parë, kam një skuadër të kompletuar dhe nuk e kemi të nevojshme të kryejmë blerje të tjera. Do të kërkojmë me cdo kusht që ta nisim sa më mirë këtë sezon të Bundesliës, duke fituar Super Kupën e Gjarmanisë, përballë Borussia Dortumund”.