Angli, Chelsea kërkon të marrë Pochettinon si zëvendësues të Contes

Sport

maurizio
As Sarri dhe as Ancelotti, Chelsea thuhet se kërkon as më pak e as më shumë, por trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon. Eshtë ky raportimi i së martës bërë nga tabloidi The Sun që ka trazuar disi tifozët e të dyja klubeve të Londrës. Argjentinasi, i cili ka mundur të mbledhë një grup tejet interesant te Spursat, u tha javës së kaluar se kishte një mosmarrëveshje me Presidentin Daniel Levy dhe se do të ulej të bisedonte me të sapo të mbyllej sezoni. Sipas The Sun, kjo mosmarrëveshje ka të bëjë me politikat e vendosura deri më tani për merkaton.

conte

Kjo situatë shpjegohet disi nga gazeta The Mirror, e cila të martën raportonte se plot 5 lojtarë janë gati për t’u larguar nga Tottenhami. Dembele, Llorente, Sissoko, Alderweireld dhe Rose janë emrat e përmendur në këtë grup. Por në rrezik janë edhe emrat kryesor Kane apo Alli, dy nga lojtarët më të spikatur të Tottenhamit. Duke përfituar pikërisht nga kjo gjendje, The Sun thotë se Roman Abramovich do të bëjë një lëvizje për ta marrë atë në Stamford Bridge, atje ku Antonio Conte pritet të largohet. Ky raportim nuk duket dhe aq me baza, Eurosport analizoi se Pochettino do e kishte më të dëshirueshëm një klub që luan gjithashtu në Champions sikurse Tottenhami, ndërsa po ai lakohet si një zëvendësues i mundshëm i Zidane-it, nëse ky i fundit largohet nga Reali.