Spanjë, Iniesta ende i pa-vendosur, tashmë përflitet edhe një kalim në Katar

Sport

in12346

Barcelona ka filluar organizimin e ceremonisë që do ta përshëndesë përfundimisht Iniestan, por ndërkohë ky i fundit ende nuk e ka vendosur se ku do të shkojë e të luajë. Gazeta Spanjolle AS citoi të martën një raportim nga Katari ku shtypi lokal atje thoshte se 34-vjecari do t’i bashkohet mikut të tij Xavi Hernandez te skuadra Al Sadd. Sipas këtij raportimi Iniesta e ka marrë tashmë një ofertë nga klubi më i madh në vendin e Gjirit Persik. Pak javë më parë nga Kina, vendi ku thuhej prej kohësh se Iniesta do të vendoshej më vonë, u tha se ai nuk do të angazhohej si futbollist.

iniesta121431223

 

Klubi Chongqing Dangdai u shpreh në një deklaratë për shtyp se Iniestën ata do ta angazhonin vetëm për një bashkëpunim ekonomik dhe jo sportiv. Fillë më pas u tha se Iniesta mund të kalonte në Japoni te Vissel Kobe, klub që zotërohet nga Hiroshi Mikitani, i cili është themelues i kompanisë Rakuten që sponsorizon Barcelonën. Paralelisht u përfol edhe për një ide në Australi, por që edhe kjo mundësi mbetet ende e pa-konfirmuar. Ndërkohë gazeta AS citon një gazetë lokale nga Katari që thotë se Iniesta do të takohet me përfaqësues të klubit Al Sadd në ditët që do të vijnë. Sipas këtyre raportimeve 34-vjecarit do t’i garantohet liri e plotë për ta vazhduar më tej karrierën e tij si sportist, kjo pa anashkaluar edhe aktivitetin e tij ekonimik.