Angli, Cook debuton me kombëtaren, gjyshi i tij fiton bastin e vënë 4 vite më parë

Sport

lewis
Lewis Cook kreu mbrëmjen e së martës debutimin e tij me kombëtaren e Anglisë. Në një ndeshje miqësore me Italinë që u mbyll 1-1, Cook zëvendësoi Jessie Lingardin, por përtej kësaj asgjë e veçantë për 21-vjeçarin. Megjithatë emri i tij zuri vend në shtypin anglez të mërkurën për faktin se gjyshi i djaloshit nga Yorku fitoi një bast prej 17 mijë paundësh vetëm prej këtij debutimi. Katër vite më parë, Trevor Burlingham vuri bast 500 paundë se nipi i tij, asokohe 18-vjeç, do të luante me Anglinë përpara se të mbushte 26-të. Në kompaninë e basteve William Hill, kuota ishte me koeficentin 34. Katër vite më vonë, vetëm 21-vjeç, Lewis Cook bëri gjyshin e tij jo vetëm krenar, por edhe me para.

cook2

Pasi i dha triumfin në kupën e Botës kombëtares U-20, Cook u grumbullua me skuadrën e parë të Gareth Southgate që në muajin nëntor, por atëherë nuk mundi të aktivizohet. Pak muaj më vonë dhe ja ku vjen momenti i shumëpritur, Cook në fushë dhe basti i fituar. Lajmi zuri vendin kryesor në faqet e gazetave lokale në Bournemouth, por sipas kompanisë William Hill kjo nuk është hera e parë që një gjysh vë bast për nipin e tij. Kjo gjë ndodhte edhe 5 vite më parë, kur Peter Edwards fitoi bastin prej 50 paundësh kur nipi i tij Harry Wilson debutoi me Uellsin. Shifra që ai arkëtoi ishte plot 125 mijë paundë, pasi koeficenti ishte 2500.