Angli, Liverpooli mendon për Alisson dhe Donnarumman

Sport

liverpoooooool

Finalja e Kievit ishte finalja e tretë e humbur nga Jurgen Klopp që kur ka ardhur në krye të Liverpoolit. Megjithatë nga bordi drejtues mendohet se problemi nuk është te gjermani, por te organika. Pikërisht elementi që ra më tepër në sy ndaj Realit ishte mungesa e një portieri të niveleve të larta. Kështu menjëherë raportimet në Angli flasin për një lëvizje të Liverpoolit për të gjetur një portier tjetër në vend të Loris Karius, i pazotë për të shmangur dy gola. Emri i parë i përmendur nga The Guardian është braziliani i Romës Alisson Becker. 25-vjecari, i cili ka spikatur me performancat e tij këtë sezon, është portier edhe i kombëtares dhe për të janë interesuar edhe klube të tjera, veçanërisht Reali i Madridit.

lorissss

Në Itali thuhet se verdhekuqtë duan që ta mbajnë fort portierin e tyre, por që përballë një oferte prej 100 milionë eurosh vështirë të rezistojnë. Deri më tani Los Blancos thuhet se kanë qenë më të interesuar me oferta që mendohet të kenë qenë te 60 apo 70 milionët. Por pas mbrëmies së Kievit, Liverpooli po e vlerëson më tepër situatën dhe nuk përjashtohet një ofertë edhe më e majme se ajo e kampionëve të Evropës. Redsat nga ana tjetër thuhet se kanë gjithashtu në monitorim edhe shtatlartin e Milanit, Gigi Donnarumman. The Mirror dhe Express raportuan se 19-vjecari ka një gjendje të vështirë në marrëdhëniet me ambientin kuq-e-zi dhe kjo mund ta shtyjë atë për një transferim në Anfield, gjithmonë nëse oferta e Liverpoolit bind edhe klubin italian.