Çuditë që ndodhën për herë të parë në mesjavën e Champions

Sport

Mesjava e Champions League, veç emocioneve dhe golave të shumtë, dhuroi edhe shumë fakte të çuditshme që ndodhnin ose për herë të parë, ose pas shumë kohësh, sa i takon arenës evropiane. Kështu, Ronaldo u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes Lokomotiv-Juventus dhe një gjë e tillë nuk regjistrohej prej vitit 2016, atëherë kur portugezi zëvendësohej nga Casemiro në fundin e një sfide të të tetave të finaleve kundër Romës (2-0).
Ndërkohë, Claudio Bravo u bë portieri i parë zëvendësues që mori karton të kuq në historinë e Champions League. Ai kishte hyrë në lojë me fillimin e pjesës së dytë gjatë ndeshjes Atalanta-City dhe në minutën e 81-të u detyrua të dilte pas ndërhyrjes që bëri ndaj Ilicic në kufinjtë e zonës. Në vend të tij u aktivizua Kyle ëalker, i cili pas 3 vjetësh u bë futbollisti i parë anglez, i detyruar të luajë në portë, që realizoi një pritje. Mbrojtësi veshi dorezat në minutat finale të sfidës kundër Atalantës, duke kryer një ndërhyrjeje, pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Ilicic. Kështu imitoi atë që kishte bërë Ben Hammer në sfidën Leicester-Porto të 2016-s.
Në Chelsea-Ajaks ndodhi për herë të parë që gjyqtari të nxirrte nga loja njëkohësisht dy lojtarë të një skuadre, pas të njëjtit aksion. Veltman i cili kishte një karton të verdhë, mori të dytin për prekjen me dorë. Ndërsa u ndëshkua me të verdhin e dytë edhe Blind, i cili disa minuta më përpara kishte kryer faull ndaj Pulisic.
E për ta mbyllur, në Champions League nuk kishte ndodhur kurrë që një portier të fitonte penallti për ndërhyrje të parregullt në dëm të tij. Këtë rregull e theu portieri i Shakhtarit, Piatov, i cili madje i dha mundësinë skuadrës së tij që të arrinte barazimin 3-3 në përballjen kundër Dinamos së Zagrebit. U regjistrua gjithcka në minutën e 95-të, kur një nga lojtarët e skuadrës kroate hodhi në tokë portierin ukrainas, i cili gjendej në zonën kundërshtare, në përpjkejen e dëshpëruar për të shënuar golin e barazimit. E ja që ky avancim dha rezultat, përderisa 11-metërshi i fituar prej tij u realizua me sukses nga Tete’.