Antoine Griezmann e sheh veten si finalist për ‘Topin e Artë’

Sport

griezmannn

Çmimi i ‘Topit të Artë’ është padyshim vlerësimi më i madh për karrierën e një futbollisti dhe padyshim më i lakmuari në aspektin individual. Gjatë dekadës së fundit, gara për këtë çmim është dominuar nga dyshja Messi-Ronaldo, por më shumë se kurrë këtë vit, gjërat mund të ndryshojnë. I tillë mendimi është edhe Griezmann, që në intervistën e dhënë së fundmi për ‘L’Equipe’, shprehet se ai e meriton të jetë mes 3 finalistëve për ‘Topin e Artë’.  ‘Mendoj se e meritoj të jem finalist për ´Topin e Artë´. Kam fituar tituj me skuadrën dhe kombëtaren. Mora edhe çmime të tjera individuale ndaj mendoj se e meritoj. Dikur ‘Kupa e Botës’ ishte gjithçka, por gjërat duket se kanë ndryshuar disi.’

antoine
Griezmann dha një koment edhe për çmimin e lojtarit më të mirë të lojtarëve finalist, ku pavarësisht se ka vetëm elozhe për kandidatët e përzgjedhur nga FIFA, Ronaldo, Modriç e Salah, kritikon institucionin më të rëndësishëm të futbollit për listën e tyre.  ‘FIFA organizon botërorin dhe ne e fituam atë. Ndaj më duket e çuditshme që asnjë lojtar i Francës nuk gjendet në listën e finalistëve më të mirë.’  Antoine Griezmann në aspektin e trofeve ka kaluar një vit të shkëlqyer. Me Atletico Madrid, ai triumofi në Europa League dhe Superkupën e Evropës. Ndërsa me kombëtaren franceze, ai arriti majat, duke udhëhequr ‘gjelat’ drejt fitimit të ‘Kupës së Botës’.