Argjentinë, lëndohet Lautaro Martinez, rikthehet menjëherë në Milano

Sport

lautaro
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, 21-vjecari Lautaro Martinez nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për kombëtaren argjentinase. Sulmuesi i Interit ka lënë grumbullimin për t’u rikthyer menjëherë në Milano, shkak për këtë është bërë lëndimi në pulpë, lëndim për të cilin qe ankuar fillë pas fitores 3-0 ndaj Bolognas. Kështu ndryshe nga Mauro Icardi, i cili do të bëjë të pamundurën për të luajtur ndeshjen e dytë të muajit shtator, atë kundr Kolumbisë, Martinez nuk do të luajë qoftë ndaj Guatemalës, po ashtu edhe kundër Los Coffeteros. Vetë Federata Argjentinase e Futbollit e njoftoi largimin e Martinezit nga grupi përmes një postimi në faqen zyrtare Twitter.

martinez

“Pas shqetësimeve të vazhdueshme në pulpën e këmbës së majtë, Lautaro Martinez iu nënshtrua disa ekzaminimeve dhë pas konsultimeve me mjekët u vendos që ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore të kombëtares” lexohej në komunikatën e Federatës. Me këtë rikthim në bazë, në radhët e Interit shtohet optimizmi pasi kështu Lautaro do të ketë plot kohë për t’u riaftësuar. Te zikaltërit duan që ai të jetë i gatshëm që në sfidën e 15 shtatorit kundër Parmës. Tre ditë më pas, më 18 shtator, Inter i rikthehet Champions League-ës, duke pritur Tottenhamin në shtëpi dhe për këtë Luciano Spalletti shpreson ta ketë organikën e plotë.