Barcelona, Suarez thotë se Messi meriton më shumë tituj Champions League se sa ka

Sport

suarez
“Lionel Messi meriton më tepër tituj të Champions League-ës nga aq sa ka” kështu mendon shoku i tij i skuadrës Luis Suarez, i cili këmbëngul se katalanasit janë të vendosur për ta rikthyer titullin kampion të Evropës edhe njëherë në Camp Nou. Pesë herë kampionët e Champions League-ës, nuk e fitojnë titullin që prej vitit 2015-të, ndërsa tre sezonet e fundit nuk i kanë kaluar dot as çerek-finalet. Katër nga këto pesë tituj, katalanasit i kanë fituar me Lionel Messin. Megjithatë Suarez thekson se argjentinasi meriton më shumë se sa kaq tituj.

messi

“Ai duhet të kishte më tepër tituj të Championsit nga aq sa ka. Megjithatë këtë vit do bëjmë të pamundurën që ky trofe të na rikthehet dhe kështu të mund ta shpërblejmë edhe kontributin e tij” – ka thënë Suarez në një intervistë të dhënë së fundmi. Uruguaiani ka rrëfyer se 31-vjecari është plotësisht i përqendruar te skuadra dhe se pas gjërave që ndodhën në botëror dhe sezonin e kaluar, ai ka më tepër oreks për sukses. “Ai ka marrë gjithmonë përsipër rolin e liderit dhe këtë vit është shumë më tepër i fiksuar për të ngritur trofe” shtoi më tej Suarez. Më tej uruguaiani ka folur edhe për largimin e Ronaldos prej Realit. Sipas tij, Los Blancos janë të njëjtë si Barcelona, “klube shumë herë më të mëdha se sa një lojtar i vetëm”.