Real Madrid, Courtois rrëfen se madrilenët e ngacmojnë për atë finale të humbur me Atleticon

Sport

courtis
Thibaut Courtois luajti këtë javë ndeshjen e parë në La Liga si portier i Realit të Madridit. Katër vite pasi kaloi te Chelsea duke lënë Atleticon, ai i rikthehet futbollit spanjoll, por te Reali duket se nuk e kanë harruar të kaluarën e tij, madje sikurse e ka rrëfyer vetë belgu, sidomos për një ndeshje, e ngacmojnë pa fund. Bëhet fjalë pikërisht për atë finale të Lisbonës së vitit 2014-të, kur Reali barazonte Atleticon 1-1 në minutat e fundit falë një goli me kokë të Sergio Ramos dhe më pas e dërrmonte 4-1 në kohët shtesë.

thibaut

“Fillë me të mbërritur në Bernabeu, të gjithë zunë të më ngacmojnë për atë finale që unë e humba me Atleticon” – ka thënë shtatlarti belg, i cili ka shtuar se tashmë është tejet i bindur për nivelin e lartë të Sergio Ramosit. “Tani që jam edhe me një skuadër me të, e shoh edhe më mirë, se Sergio është mbrojtësi më i mirë në botë” – ka lavdëruar kapitenin e Realit, Courtois. Më tej belgu ka krahasuar përvojën e tij me Chelsea-in me këtë të fundit, Realin. Sipas tij Bernabeu është dyfishin e madhësisë së Stamford Bridge dhe të përcjellë krejt tjetër ndjesi kur je në fushë. “Eshtë krejt tjetër gjë, atje në Londër, prej stadiumit ti mund të shihje edhe godinat e tjera të qytetit, ndërsa këtu, Bernabeu është i stërmadh, s’ke cfarë sheh tutje, vetëm tifozë dhe flamuj gjithandej” – ka thënë portieri i Los Blancos.