Argjentina, Zoti nuk do të jetë gjithmonë me të!

Sport

argnt
Argjentina ia hodhi paq, duke marrë atë cfarë kërkonte nga ndeshja e fundit në grup kundër Nigerisë: fitoren e vuajtur që bëri të mos ndihet mirë as Maradona, si dhe kualifikimin aq të cmuar, së paku në planin psikologjik. Mirëpo përtej rezulatit të arritur në fushë, situata në ambientin e përfaqësueses “albiceleste” duket qartë se nuk ëshë e qetë. Kjo u dallua përmes nervozizmit të lojtarëve dhe konfuzionit të shpeshtë në fushë, gjatë lojës. Gjithçka e pati zanafillën nga klima mjaft e tensionuar për Messin me shokë, para sfidës vendimtare me afrikanët. Shtypi argjentinas zbuloi një “kryengritje nën zë” të lojtarëve nga brenda skuadrës, duke qenë të pakënaqur me drejtimin e trajnerit Sampaoli. Aq sa kërkuan largimin e tij. Gjithsesi, duke mos gjetur mbështetjen e presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, jo i bindur në largimin eteknikut. Sidomos për faktin se në rast shkarkimi, duhet t’i paguante një dëmshpërblim prej 16 milionë eurosh.

argentina
Sidoqoftë, nga gazeta “Clarin” u raportua se janë lojtarët me në krye Maskeranon e Messin, ata që kanë marrë kontrollin e skuadrës, aq sa do të vendosnin madje edhe formacionin për ndeshjen me Nigerinë. Të gjitha këto lajme detyruan daljen e Maskerano, Biglias dhe presidentit Tapia në konferencë, për të mohuar gjithçka, duke i konsideruar si sajesa të shtypit. Ndonëse u pranua se ekzistonte një diskordancë me teknikun. Në fakt ndaj Nigerisë, formacioni dhe vendosja në fushë ishte krejt ndryshe nga idetë e Sampaolit. Vetëm Otamendi, Tagliafico, Mascherano e Messi ishin të mbijetuarit nga përballjet e kaluara. Konfirmimi se kontrolli i ka shpëtuar Sampaolit nga duart erdhi dhe në momentin e kapur edhe nga televizionet argjentinase, kur pyeti Messin: “A ta aktivizoj Agueron?”… Sidoqoftë, gjërat nuk duket se janë përmirësuat ndjeshëm. Po të mos ishte për golin e 100 të këtij Botërori të realizuar nga “El Pulce” dhe guximin e një mbrojtësi si Rojo për të bërë rolin e sulmuesit, vështirë se Argjentina do të mund të shkonte më tej. Mori atë që kërkone, por duket se nuk është ende një skuadër, me kuptimin e plotë të fjalës. Zoti nuk mund të jetë gjithmonë me të… Duke nisur që nga dueli me Francën.