ARSENAL – BAYERN, TS2 HD, 21.00

Sport

Mikel Arteta (trajner Arsenal):

“Jemi aty ku do të dëshironim si në Premier League, edhe në Champions League, prandaj po e shijojmë gjithcka në maksimum. Përpara nesh do të gjejmë një nga klubet që ka trumfuar në shumë në Evropë, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që do të kemi. Por nga ana tjetër mezi presim të kapërcejmë këtë lloj pengese. Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocion. Ka 15 vite që nuk kemi një rast të tillë, kjo ju tregon se sa e veçantë do të jetë mbrëmja për ne. Bajern është një skuadër e nivelit të lartë. Për me tepër, unë jam një admirues i madh i Tuchel, për mënyrën e tij të lojës, për faktin sesi i bën skuadrat e tij të luajnë dhe mënyrën se si i transmeton konceptet. Mund të them se kam mësuar jo pak edhe prej tij, duke parë atë që ai ka bërë në të kaluarën. Ne jemi përgatitur mirë dhe tani do të duhet të zhvillojmë lojën tonë. Nëse e bëjmë, atëherë do të kemi një shans për të fituar.

Kane? Bajerni nuk është vetëm ai, pasi ka edhe 10 lojtarë tëe tjerë. Ne i dimë cilësitë e të gjithë këtyre lojtarëve, por në veçanti të sulmuesit anglez. Gjëja më e mirë është që skuadrën bavareze të përpiqemi ta parandalojmë si kolektivitet. Gjithsesi, nuk mund ta mohoj se rreziku më i madh për ne është qëndrueshmëria e Kane. Mjaftoni t’i hidhni një sy shifrave që ai ka pasur në 10 vitet e fundit. Janë të pabesueshme! Për më tepër, ai mund të shënojë në mënyra të ndryshme. Kështu që parësore për ne si skuadër, është që të shmangim që ai të shërbehet në mënyrën më të mirë. Por kam besim se e gjithë skuadra ime do të dijë të dhurojë paraqitjen më të mirë”.

 

 

 

 

 

Gabriel Jesus (lojtar i Arsenal):

“Kjo është pjesa më e bukur, por edhe më vendimtaree e sezonit për ata që janë ende në Champions League, si dhe ata që luftojnë për Premier League. Është emocionuese sepse tani ndeshjet janë vendimtare, çdo detaj i vogël ka rëndësi të madhe. Të gjithë janë mirë. Unë natyrisht që shpresoj të jap diçka më shumë për skuadrën… Sa i takon formës fizike, nuk e mbaj mend as herën e fundit që kam luajtur pa dhimbje. Kane? Të gjithë i dinë cilësitë e tij si sulmues. Për mua personalisht ai është finalizuesi më i mirë në botë. Ai mund të shënojë me kokë, të djathtën dhe të majtën. Madje atë do ta konsideroja ndër më të mirët që ekziston që kur unë kam ardhur në Europë. Të luash kundër këtyre lojtarëve është e mrekullueshme, por padyshim që ne duam ta mbajmë atë sa më larg zonës dhe të përpiqemi të fitojmë. Megjithatë, Bajerni nuk do të jetë vetëm Kane. Ata kanë lojtarë të tjerë mjaft të fortë, si miku im i vjetër Sane, plus edhe Coman, Muller, Gnabry e Musiala”.

 

Thomas Tuchel (trajner i Bayern):

“Kemi detyrën të luajmë në fazën çerekfinale të Champions League dhe nuk na lejohet të gabojmë. Mund të them se e kemi arritur objektivin tonë minimal… Fundja, do të thoja se nuk janë të shumtë ekipet që mund të arrijnë deri në çerekfinale. Në këtë pikë, gjërat mund të shkojnë si duhet për ne, edhe me pak fat. Ndoshta gjithcka mund të vendoset nga një ose dy vendime të arbitrit. Gjithsesi, objektivi ynë është kalimi në fazën tjetër të kompeticionit. Duam të arrijmë medoemos në gjysmëfinale. Dhe kemi nevojë për dy paraqitje me nivel të lartë, për ta arritur këtë.  Deri tani kemi performuar mirë në Champions League gjatë këtij sezoni. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, duke u përpjekur të japim dicka më shumë, ndeshje pas ndeshjeje.

Dëgjoj të thuhet se Harry Kane po kthehet në shtëpi. Në të vërtetë, nuk është se po kthehet saktësisht në shtëpi, pasi në fakt ai luante në anën tjetër të Londrës… Është e qartë se ai është shumë i rëndësishëm për ne. Loja jonë mbështetet tek ai dhe tek objektivi i tij për të shënuar. Besoj se ai mund të na tërheqë me vete përpara.

Arsenali? Kjo skuadër është një pikë referimi në futboll vitet e fundit, Arteta po bën gjëra të pabesueshme. Mund të them se ka pasur një ndryshim kulture, nën drejtimin e tij. Po kryeson kampionatin më të vështirë në botë, Premier Ligën. Gjithsesi, ne i dimë pikat tona të forta dhe se ku mund t’i ndëshkojmë kundërshtarët tanë. Natyrisht, ne kemi më shumë përvojë në Champions League, që është krejt ndryshe nga Premier League. Prandaj duam ta përdorim këë në avantazhin tonë. Në Bundesligë nuk kemi treguar se jemi të uritur dhe e meritojmë distancën që kemi nga Leverkuseni.

 

Leroy Sane  (lojtar i Bajern):

“Kërkojmë që të zbresim në fushë dhe të luajmë sa më mirë për 90 minuta ose më shumë. Mbi të gjitha duhet të jemi të përqendruar ndaj një kundërshari që meriton vlerësimin tonë maksimal. Nga ana jonë duhet të sjellim energji dhe duam të tregojmë cilësitë tona, e mbi të gjitha atë se çfarë mund të bëjmë. Synimi ynë është të fitojmë këtë ndeshje të parë, edhe pse luhet në Londër. Arsenali është një ekip shumë i mirë, luan futboll sulmues e agresiv, por është gjithashtu shumë solid sa i takon repartit të mbrojtjes. Jemi të vedijshëm se kjo do të jetë një përballje nga ato të vështirat. Mirëpo ne duhet të tregojmë forcën tona si grup. Shpresoj që Harry Kane të vazhdojë serinë e tij të golave kundër Arsenalit. Ai na ndihmon gjithmonë dhe shënon shumë gola. Për atë do të jetë padyshim një sfidë e veçantë, të cilën ai me të vërtetë po e pret me padurim. Është e lehtë të luash në një repart me Harryn, sepse është një lojtar inteligjent”.