Arsenal, ofertë për Aubameyang

Sport

pierre-emmerick-aubameyang-borussia-dortmund-arsenal-champions-league-16092014 1vfxdsctowqbj1enpna1ix5skn-653x394
Arsenal është në ‘pole position’ për të marë shërbimet e qëndërsulmuesit të Borusias së Dortmundit, Pierre Aubameyang. Sipas mediave britanike, “Topcinjtë” i kanë ofruar klubit gjerman 40 milionë euro, për të transferuar 26-vjecarin në “Emirate Stadium”. Mediat britanike raportojnë se bisedimet për të kompletuar këtë transferim po vazhdojnë me intesitet të lartë, ndërsa ditët në vijim pritet një vendim zyrtar i Dortmundit.
“Topcinjtë”, pas dështimit të tentativave për të blerë sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema, janë hedhur në sulm për të marrë 26-vjecarin në “Emirates Stadium“.
Vetëm disa ditë më parë, klubi i Dortmunit I ka ofruar 26-vjecarit rinovim kontrate me të drejtë rritje page, por vetë Aubameyang dëshiron transferimin në Premier League. Gjithashtu, i interesuar për të marë sulmuesin e Dortmundit është edhe Totenhammi. Prej dy sezonesh, Aubameyang luan me skuadrën gjermane, teksa në 65 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 29 gola.
Sipas raportimeve mediatike, Arsenal nuk ndalet vetëm te Aubameyang. Gjithashtu ka filluar negociatat edhe për mesfushorin spanjoll, Izco të Realit të Madridit. Ai shihet si një alternativë për Mesut Ozil, I cili gjatë sezonit të kaluar nuk u shfaq në nivelin e duhur.