“Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”

Sport

 ronaldo lojtari me i mire ne
 Kështu u shpreh trajneri I ri i Realit të Madridit, Rafa Benitez, duke dashur të pushojë edhe zhurmën e ardhur pas publikimit të një vidioje, ku portugezi shfaqet duke ofenduar teknikun spanjoll.
Në një deklaratë për mediat, Benitez theksoi se në vetëm disa ditë punë te los Blankos ka kuptuar që portugezi ka ambicje dhe dëshirë të fitojë gjithcka”. Ndër të tjera, tekniku iberik nënvizoi se këtë dëshirë dhe vullnet për të fituar do t’i pëlqente që ta kishin të gjithë lojtarët e tjerë të Realit. Benitez nuk i kurseu elozhet për portugezin, duke e cilësuar si një lojtar, i cili përcjell një frymë positive, duke motuivuar të gjithë ekipin.
Gjithashtu, tekniku spanjoll ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Ramos te Manchester United. 55-vjecari nuk e dëshiron largimin e Sergio Ramosit nga Madridi, duke nënvizuar se do të insistojë që mbrojtësi I Kombëtares spanjolle të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
“Kam folur me drejtuesit e klubit dhe do të vazhdoj të insistoj që Sergio Ramos të mbetet te Reali i Madridit. Me 100%, sezonin e ardhshëm 29-vjecari do të vazhdojë të qëndrojë me Los Blankos”, u shpreh i bindur trajneri i ri i Realit të Madridit, ndonëse lajmet e merkatos tregojnë për të kundërtën.
Benitez zëvendësoi në qershor trajnerin e shkarkuar Carlo Ancelotti, duke firmosur një kontratë 3 vjeçare. Ai ka detyrën e vështirë të rikthejë madrilenët te sukseset, që mungon gjatë edicionit të kaluar futbollistik.