Arthuro Vidal është një lojtar i Bajernit të Mynihut

Sport

20150723120221287646

  1. Si Juventusi përmes administratorit të deleguar Marotta, ashtu edhe bavarezët përmes gojës së Karl-Heinz Rummenigges, kanë konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për rikthimin e mesfushorit kilian në Bundesligë. Lajmi nga ana e klubit gjerman erdhi të enjten në mëngjes, kur Rummenigge gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Kinë, theksoi: “E kemi arritur akordin ekonomik si me Juventusin, ashtu edhe me Vidal”.

Gjithsesi për zyrtarizimin duhet pritur java e ardhshme, atëherë kur mesfushori kilian do të kthehet nga pushimet në Majemi për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Në arkat e klubit bardhezi duhet të shkojnë rreth 40 milionë përfshi edhe bonueset, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare prej 6.5 milionë eurosh në sezon.
Kiliani i thotë lamumirë Juventusit dhe Serisë A pas 124 ndeshjeve të luajtura, shoqëruar edhe me 35 realizime. Ndërkohë që 27 ndeshje dhe 9 gola ka koleksionuar edhe në UEFA Champions League.
Ndër të tjera, Rummenige, i pyetur mbi çështjen Gotze, i cili ndiqet pikërisht nga Juventusi, është mjaftuar vetëm duke e këshilluar të qëndrojë te Bajerni, për të luajtur shanset e tij. Ndërsa ka mbyllur dyert për shitjen e Muller, për të cilin thuhet se Manchester ka ofruar 100 milionë: “Disa lojtarë nuk kanë çmim. Do të ishim plotësisht të çmendur nëse do ta lëmë të ikë”, ka përfunduar drejtuesi bavarez dhe legjenda e futbollit gjerman.