Avdijaj i penduar: Kam refuzuar Realin dhe Juventusin

Sport

Donis Avdijaj

Talenti i Kosovës, Donis Avdijaj, i cili është i huazuar te holandezët e Roda, ka pranuar se në të kaluarën refuzoi ofertat e emrave të mëdha të Evropës për të qëndruar në radhët e Schalkes. Ai tashmë luan në Holandë, ku u transferua gjatë merkatos së janarit, pasi luftoi më kot për të bindur drejtuesit e Schalke në gjysmën e parë të sezonit 2017/18. Sulmuesi i Kosovës shprehu për mediat holandeze pendimin e tij për faktin që u tha “jo” klubeve më të mëdha të Evropës, vetëm për të luajtur te Shalke. “Kur isha 18 vjeç unë mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por zgjodha të mbetesha me Schalken”, zbuloi Avdiaj.
Në lidhje me situatën e përjetuar së fundi në radhët e gjermanëve, ai pranoi se “pas një viti në huazim te Shturm Graci në Austri, u rikthye duke luajtur mirë gjatë vitit të kaluar te Shalke. Por trajneri i ri nuk i dha shumë hapësira, duke mos besuar tek ai. Sipas Avidajt, nuk ishte një cështje sportive, megjithëse mes atij dhe trajnerit Tedesko nuk kishte asnjë fërkim. Gjithsesi do të duhet që të kthehet në skuadrën e Shalkes pas këtij sezoni, përderisa ka ende edhe një vit kontratë.
Deri tani, në radhët e Rodës ka luajtur 7 ndeshje në Eredivsie, 5 prej të cilave si titullar. Madje në 2 takimet e fundit, në fitoret ndaj Bredës e Viteshes, gjeti edhe rrugën e golit. Ndërsa për gati 4 javë ka pasur një problem në muskul që e detyroi të mos ishte në dispozicion të skuadrës holandeze që lufton për mbijetesë.