“Guardiola trajneri më i mirë në botë”

Sport

Khaldoon-Al-Mubarak-500-780x439.jpg

Presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, ka thurur disa fjalë të mëdha për Pep Guardiolan.

Sipas sheikut Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Jam shumë i lumtur teksa shikoj Guardiolan drejton skuadrën tonë. Konsideroj që Pep është një nga trajnerët më të mirë, mos të them më i miri aktualisht në botën e futbollit”, ka thënë Al Mubarak për City TV.

Me Guardiolan skuadra nga Mançesteri ka qëllim të fitojë  Premier Ligen dhe atë të Kampionëve.