AXEL VITSEL, MESFUSHORI I ATLETICO MADRID:

Sport

“Nuk do të them që kjo është një finale për ne, sepse përpara na presin edhe shumë ndeshje të tjera në fazën e grupeve. Mirëpo, s’ka dyshim se kjo është një ndeshje e rëndësishme. Unë kam luajtur ndaj disa skuadrave të ndryshme hollandeze. Ata gjithmonë duan të kenë kontroll sa më të lartë të topit, ndërsa lojtarët e tyre zotërojnë një teknikë për t’u admiruar.

Feyenoord është një skuadër që duhet respektuar në maksimum për atë se çfarë ka arritur të prodhojë përgjatë sezoneve të fundit. Fakti që e kanë nisur me fitore sezonin e Champions League, është një arsye më tepër që ata të jenë më të motivuar sonte dhe të synojnë për të na vendosur në vështirësi.

Mirëpo nga ana tjetër, ne duhet të përqendrohemi më tepër në lojën tonë, të ndjekim më përpikmëri udhëzimet e trajnerit dhe të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që do të na jepen. Uroj që në fund, rezultati të anojë në krahun tonë.”