Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit

Sport

Athletic Bilbao eliminon Barcelonën nga Kupa e Mbertit. Të dyja skuadrat u përballën mes tyre në raundin çerekfinal dhe në San Mames, ishin baskët ata që triumfuan me rezultatin 4-2. Për të përcaktuar një triumfues, do të duhej që takimi të shkonte në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll me shifrat 2-2.

Për baskët, ata që shënuan në shtesë, ishin dy vëllezërit Ëilliams, Niko dhe Inaki, të cilët kanë realizuar dhe asistuar brenda një ndeshjeje të vetme me Atelticon, vetëm për të dytën herë në të gjitha komkpeticionet. Për herë të parë, kishte ndodhur në Shtatorin e 2022-shit kundër Amlerias në La Liga.

Më tej, në harkun e 120 minutave, Bilbao ndërtoi 20 gjuajtje në drejtim të portës së Barcelonës. Të paktën që prej sezonit 2013/14, katalanasit nuk ishin përballur ndonjëherë me kaq shumë tentativa drejt kuadratit të tyre.

Teksa Barcelona kthehet në shtëpi, Bilbao vijon kësisoj më tej rrugëtimin në Kupën e Mbretit. Kjo është hera e 50-të në historinë e klubit bask që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa vlen të theksohet se në 5 edicionet e fundit kanë arritur të shkojnë po kaq herë në gjysmëfinale.

Sakaq, skuadra tjetër gjysmëfinaliste e Kupës së Spanjës është Mallorca, që në çerekfinale mposhti 3-2 skuadrën e Gironas.