Barcelona-Juventus, Buffon e Allegri i gëzohen faktit që nuk pësuan gol

Sport

dfdsa

Juventusi arriti të dalë e pa-prekur nga Camp Nou duke siguruar përfundimisht biletën për në gjysmë-finalen e Champions League-ës, tanimë favorite absolute për ta fituar atë. Përballë Barcelonës, skuadra e Massimiliano Allegrit jo vetëm që e mbajti portën e pa-prekur por luftoi edhe për fitoren. Gianluigi Buffon, ishte njeriu kyç i kampjonëve të Italisë, pasi kjo ishte ndeshja e 9-të në të cilën ai vazhdon të tregohet i jashtëzakonshëm në Evropë. Vetëm 2 gola të pësuar këtë sezon dhe tashmë 39-vjecar, ka shansin e jetës për ta ngritur trofeun. “Janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur, ndeshje këto të një niveli tejet të lartë, kjo pasi ka balancë mes të katërta gjysmë-finalistet dhe konkurrenca për trofeun mbetet e madhe” – tha Buffon pas ndeshjes me Barcelonën. Gardiani i portës së Juventusit ishte vendimtar në 180 minuta kundër Barcelonës dhe ky ishte një sinjal tejet pozitiv për kampjonët e Italisë, duke pasur parasysh finalen e humbur në Berlin pikërisht ndaj Barcelonës. “Që pas asaj humbjeje, them se kemi qenë në rrugën e duhur. Jemi më të pjekur dhe i qasemi me më shumë besim ndeshejve të mëdha” – tha Buffon i cili theksoi se shumëkush nuk e besonte se përballë një skuadre si Barcelona në Camp Nou, Juventusi mund të dilte pa pësuar asnjë gol. Në këtë pikë ka folur edhe Massimiliano Allegri, i cili tha se ky ishte një hap i rëndësishëm. Allegri lavdëroi mbrojtjen, por kritikoi disi repartin e avancuar, ku sipas tij u bënë gafa në pasime.