Barcelona mes Malcom dhe Willian

Sport

malcom barca
Barcelona duket se nuk është bindur nga performancat e Ousmanne Dembele, ndaj prej kohësh ndjek me kujdes situatat e lojtarëve me karakteristika të ngjashme si të francezit. Willian i Chelsea është përfolur prej kohësh si një ndër objektivat kryesorë të katalanasve, me vetë brazilianin që është shfaqur i gatshëm për t’u transferuar në “Camp Nou”. Por problemi i negociatave për të duket të jetë çmimi që londinezët kërkojnë për kartonin e tij, më shumë se 70 milionë euro. Një shumë e tillë për një skuadër si Barcelona nuk është e papërballueshme, por shpenzimet marramendëse të bëra më parë me Dembele apo Coutinho, mund të vënë në diskutim situatën në arkat e blaugranave, në një kohë kur “fair-play” financiar po ashpërsohet gjithnjë e më shumë.

willian barca

Kështu drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe opsione të tjera, ku padyshim alternativa më e mirë është Malcom i Bordeaux. Klubi francez dhe lojtari në fakt arritën një akord me skuadrën e Romës, dhe më 23 korrik, futbollisti pritej të nisej drejt kryeqytetit italian. Mirëpo një ofertë e minutës së fundit nga Barcelona ka ndalur çdo gjë. Tashmë për lojtarin mund të ketë një ankand mes klubeve, ku Roma më parë mendohej të kishte arritur akordin për shumën e 38 milionë eurove.