Barcelona, Messi i kërkon Valverdes që Mascherano të mos largohet

Sport

messivalverde
Barcelona do të duhet të bëjë pa mbrojtësin francez Umtiti deri vitin e ardhshëm. Francezi vuajti një problem muskulor gjatëb arazimit 2-2 që katalanasit arritën kundër Celta Vigos në fundjavë. Kjo situatë e vështirëson gjendjen për trajnerin Ernesto Valverde i cili ka javë të tëra që mendon për përballjen me Realin e Madridit, por jo vetëm. Dilema e përzgjedhjeve të trajnerit është kushtëzuar nga mungesat në organikë për sa i përket elementëve që japin garanci në mbrojtje. Sikur të mos mjaftonte kjo, Javier Mascherano, gjithashtu i lënduar, pritet të largohet në muajin janar. 33-vjeçari argjentinas mund të transferohet në Superligën kineze, pasi shtypi spanjoll ka raportuar interesime të shumta për të që andej. Në muajin tetor vetë Mascherano la të nënkuptonte për një largim të mundshëm. I gjendur në Camp Nou prej vitit 2010-të, ai ka fituar pothuajse gjithcka, ndërsa konsiderohet si miku më i ngushtë i Messit në ambientin e Barçës. Pikërisht këtë aspekt ka cekur gazeta Don Balon, që shkon deri aty sa të spekulojë rreth një ndërhyrje të Messit. Sulmuesi thuhet t’i ketë kërkuar Valverdes që të mos e lërë Mascheranon të largohet deri në fund të sezonit. Në fakt vetë trajneri i Barcelonës e deklaroi të martën se argjentinasi është ende i domosdoshëm për katalanasit. Por pavarësisht kësaj gjendjeje, shtypi spanjoll thekson si alternativë për katalanasit edhe ndërhyrjen në merkato.