Grupi D, Barcelona e sigurt për kreun, Juventusi e Sportingu luajnë shanset e fundit

Sport

uefgahnu69

Juventusi përballet sot me Olympiacosin në një sfidë që trajneri Massimiliano Allegri e ka konsideruar si të përgjegjësisë së madhe, kjo pasi vendoset kualifikimi. Nëse fitojnë, bardhezinjtë garantojnë vendin e dytët të Grupit D ku janë edhe Barcelona dhe Sportingu. Pikërisht portugezët janë rivalët në distancë të tyre, por bardhezinjtë avantazhohen nga 1 pikë dhe rezultati më i mirë i përballjeve direkte me ta. Në Karaiskakis, italianët luajnë kundër një skuadre që do ta mbyllë si e katërta, por e cila synon që rezultati i fundit të mos jetë negativ. Në këtë stadium një muaj më parë Messi e Suarez nuk mundën të shënojnë ndërsa Barcelona u ndal në një barazim pa gola, ndaj Juventusi është i paralajmëruar. Por fitorja në kampionat me Napolin i ka shtuar skuadrës vetëbesimin. Buffon dhe Pjanic kanë qenë dyshimet e vetme për Allegrin. Chiellini ka qëndruar në Torino pas një gjendje virale, ndërsa Mandzukic është riaftësuar në momentet e fundit. Ndërkohë në Barcelonë katalanasit e kanë të sigurt kreun e grupit. Trajneri Jorge Jesus shpreson që Messi mos ta nisë takimin si titullar. Në anën tjetër, të sigurt për vendin e parë, Valverden e shqetëson vetëm gjendja në mbrojtje ku së fundmi është lënduar edhe Umtiti. Sportingu do luajë me kapacitete të plota duke shpresuar në një ndalesë të italianëve në Greqi, ndërsa atyre u duhet fitorja, gjë që duket tejet e vështirë pasi në 25 ndeshjet e fundit në Camp Nou, vetëm Reali i Madridit ka mundur të dale fitimtar.