Beckham synon të transferojë Cristiano Ronaldon tek Inter Miami

Sport

beckham ron
Inter Miami do të jetë emri i skuadrës së David Beckham në MLS dhe do të jetë pjesë e kategorisë së parë të futbollit përtej Atlantikut që nga viti 2020. Për të fituar vëmendje dhe besimin e duhur, Beckham duket se ka në mendje të realizojë disa goditje të mëdha në merkato, ku emri më i rëndësishëm i listës është Cristiano Ronaldo. Në 2020-ën, portugezi do të jetë 35 vjeç dhe do t’i ketë mbetur edhe 1 vit kontratë me Juventusin, dhe Beckham aludohet të ketë filluar që tani disa kontakte për ta bërë të mundur këtë transferim. Ndonëse duket si diçka e vështirë që Ronaldo të pranojë të kalojë në MLS, Beckham do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e mundshme për ta bindur 5 herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

ronaldo 20188
Në Shtetet e Bashkuara, Beckham mund t’i sigurojë portugezit kontrata sponsorizimi me shifra të mëdha sa i përket aspektit financiar, çfarë në moshën 35-vjeçare, për Ronaldon mund të jetë një arsye më se e mjaftueshme. Megjithatë për momentin këto mbeten vetëm diskutime mediatike, dhe planet e Beckham mbetet për në vitin 2020, kur Inter Miami i tij, projekt për të cilin Beckham u përball me shumë pengesa ligjore, do të bëjë edhe debutimin në kampionatin amerikan të futbollit.