MotoGP, Rossi refuzon të shtrëngojë duart me Marquez, Lorenzo e quan sjellje fëmijësh

Sport

vale marc
Tensioni mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit duket se nuk do të qetësohet kurrë. Në prag të garës së San Marinos, të dy pilotët ishin pjesë e grupit të përzgjedhur për konferencën e shtyp, ku Marquez përjetoi një nga momentet më të sikletshme për të.  Edhe kësaj radhe nuk mungoi pyetja në lidhje me marrëdhëniet mes dy pilotëve pas aksidenteve mes tyre më parë, aq sa herën e fundit solli edhe tensione në bokset e Yamahas dhe Hondas. Marquez u shpreh se ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe se ai nuk ka asnjë problem me italianin, duke zgjatur dorën për ta shtrënguar me rivalin e tij. Mirëpo ky veprim i tij nuk kam marrë një përgjigjje pozitive nga ana e Rossit, i cili ka refuzuar të shtrëngojë duart me Marquez, por tha se mes tyre nuk ka asnjë problem, dhe se nuk është e nevojshme të kryhet një veprim i tillë për ta provuar këtë.

lorr

Ndërsa Marquez, i gjendur në një situatë të sikletshme, vendosi t’i kalojë skenën Rossit, duke thënë se është italiani që nuk do të ecë përpara. Pjesë e grupit të pilotëve në këtë konferencë për shtyp ishte edhe piloti i Ducatit, Jorge Lorenzo. Shoku i ardhshëm i skuadrës së Marc Marquez e ka komentuar si diçka të ekzagjëruar tensionin mes dy pilotëve në fjalë, ndërsa veprimin e Rossit për të mos shtrënguar duart me kampionin e botës e ka cilësuar si një sjellje prej fëmije. Pas konferencës, në një intervistë Marquez u shpreh se për të nuk ka asnjë problem dhe çdo gjë do të jetë po njësoj, por theksoi se askush në ‘MotoGP’ nuk është i pazëvendësueshëm.