Belgjikë, marshon Gent, Anderleht shkaterron C.Brugge

Sport

488644556

 

Të papërmbajtshëm kampionët e Gent, që vazhojnë marshimin dhe e mbyllin praktikisht vitin 2015 në krye, pasi kanë fituar pastër 3-0 ndaj Kortrijkut në javën e 20-të të Jupiler Ligës belge që transmetohet në TRING SPORT HD. Kryesuesit e kanë pasur gjithcka të lehtë, duke e zgjidhur ndeshjen, falë golave të Simons, Kums e Miliçeviç. E tashmë kanë thelluar në +5 pikë diferencën me ndjekësit në renditje.
Kjo edhe si rrjedhojë e humbjes së radhës që pësoi Klub Bryzh, i shpartalluar nga Anderlehti 4-1 brenda në shtëpi. Të besuarit e Hasit korrën një sukses të bujshëm në transfertë, fillimisht falë realizimit të Okakas, i cili gjatë festimit shkoi të përqafojë trajnerin Besnik Hasi, i gjendur disi nën presion gjatë kësaj periudhe. Më pas ishte Praet që dyfishoi rezultatin. Matias Suarez thelloi më tej diferencën me një penallti. Ndërsa goli i dytë i Praet bëri përfundimisht të pavlefshëm atë të Densvil për Klub Bryzh. Gjithsesi, Anderleht vijon të mbajë vendin e katërt të renditjes, me 37 pikë, aq sa Bryzh, por me një ndeshje për të luajtur. Nëse do të arrijë të fitojë takimin e prapambetur të së mërkurës ndaj Lokeren, atëherë do të kërcente në vendin e dytë.
Aty ku për momentin renditet Ostende, që pas 2 javësh i është rikthyer fitores, madje me po të njëjtat shifra, 4-1 si Anderleht. Vetëm se e ka fiksuar gjithçka në fushën e vet përballë St.Liezh, që ka mbetur në vend-numëro në renditje.