Bonucci: Klubi më ka thënë se nuk jam në shitje

Sport

Leonardo-Bonucci-Juventus-1.jpg

Leonardo Bonucci thotë se nuk e ka në plan të lëvizë nga Juventusi përkundër interesimit të Manchester Cityt dhe Chelseat.
Mbrojtësi italian ka marrë lëvdata nga Pep Guardiola, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i klubit anglez.
Po ashtu, ai është lidhur edhe me një kalim te Blutë, ku trajner do të jetë Antonio Conte, me të cilin ka punuar te Bianconerët dhe me përfaqësuesen e Italisë.

“Kam kontratë me Juventusin deri në vitin 2020, klubi më ka thënë se nuk jam në shitje”.
“Natyrisht se komplimentet nga jashtë vendit janë të mirëpritura, por nuk ka asgjë më shumë”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/