Cavani, “Nuk largohem nga PSG”

Sport

1cavani
Edinson Cavani e thotë qartë: “Nuk largohem nga PSG!”. Sulmuesi uruguaian duke folur për L’Equipe ka bërë me dije se nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi, duke shuar kështu çdo spekulim.
28-vjecari u transferua nga Napoli te PSG në vitin 2013-të. Por gjatë gjithë këtyre dy viteve ai është kritikuar shpesh për faktin se ka qendruar nën hijen e Zlatan Ibrahimovic, i cili ka treguar një formë më të mirë se ai.
Pikërisht për këtë gjendje Cavani është përfolur për një transferim të mundshëm te Manchester United, por që vetë shtatlarti uruguaian e ka përgenjeshtruar.
Këtë sezon ai shënoi 18 gola në 35 ndeshje, ndërkohë që Ibrahimovic shënoi një gol më shumë se ai, pavarësisht se luajti 10 ndeshje më pak. Por nëse Cavani thotë se do të qendrojë te PSG, krejt tjetër gjë thotë Ibrahimovic, të cilit kontrata i përfundon vitin e ardhshëm. Suedezi duket se po joshet nga kampionati amerikan, ndërkohë që shpresa ka edhe Milani.