Wolfsburgu kërkon ta mbajë De Bruyne-in

Sport

kevin-de-bruyne-445691
Wolfsburg e përjashton, nuk ka asnjë plan shkëmbimi Gotze-De Bruyne me Bayernin. Nënkampionët e Gjermanisë e cilësojnë si të pavend një spekulim të bërë së fundmi, sipas së cilit Wolfsburgu po mendon ta shkëmbejë belgun De Bruyne me Mario Gotze-n. Ka qenë vetë Drejtori Sportiv Klaus Allofs, ai i cili ka përgenjështruar gjithçka. Ish-mesfushori i Chelsa-it pas një sezoni fantastik me Wolfsburgun ka ngjallur interesimin e shumë klubeve, mes të cilave Manchester City duket më e gatshme të derdhë një lum parash për shërbimet e tij. Ndërsa nga ana tjetër Gotze, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira te Bayerni është përfolur për një largim, por që cilësitë e tij nuk i vë në diskutim as vetë Drejtori Sportiv Allofs. Ky i fundit duke folur për Kicker, e vlersoi shumë lojtarin e Bayernit, por theksoi se Wolfsburgu nuk mendon ta largojë lojtarin më të mirë të saj.
Për Kevin De Bruyne Manchester City thuhet të ketë ofruar plot 72 milionë euro, ofertë e cila është refuzuar, ndërkohë që vetë 24-vjecari është shprehur i paqartë me të ardhmen e tij, pavarësisht se ka një kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2019-të.