Champions League, Barcelona-Chelsea, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

fcb
Ernesto Valeverde, trajner i Barcelonës: “I shikuam virtytet e Çelsit në takimin e parë. Atëherë arritëm një rezultat pozitiv, por sonte duhet të bëjmë ndeshjen tonë, duke luajtur siç dimë. Blutë mund të të godasin në çdo moment e gjithashtu janë të vështirë për t’u kaluar në mbrotje. Ndoshta, sekreti është të ngulmosh me presing, mirëpo janë të zotët edhe në kundërsulm. Prandaj duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm”

vale
Busquets, mesfushor i Barcelonës: “Rezultati 0-0 do të ishte i mirë në fund të ndeshjes, por jo gjatë saj, sepse një gol i Çelsit do të ndërlikonte gjërat. Pra, nuk duhet të luajmë thjesht për të mos pësuar. Gjysmëfinalja e fituar nga blutë në vitin 2012-të duhet të na shërbejë si leksion, për faktin se jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë”

busq
Antonio Conte, trajner i Chelsea-it: “Përpara 3 javësh luajtëm një ndeshje të madhe, thuajse perfekte, ndaj një prej atyre skuadrave që konsiderohen si më të mirat në botë. Rezultati i fiksuar dha një avantazh të rëndësishëm për Barcelonën. Ata do të kërkojnë të fitojnë, por ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë. E dimë që do të vuajmë, megjithatë duhet të tregohemi sa më të bashkuar”.

conte
Willian, sulmues i Chelsea-it: “Jam i kënaqur për rendimentin dhe golat që po shënoj. Mirëpo dua akoma më shumë. Kemi ardhur këtu në Barcelonë, duke ditur se do të luajmë ndaj një skuadre të madhe, të mbushur me lojtarë të rëndësishëm. Por edhe neve nuk jemi më pak, prandaj synojmë të kalojmë turin me një ndeshje perfekte”.

will