Champions League, Besiktas pret Bayernin pas humbjes 5-0 në sfidën e parë

Sport

champ
Bajernit të Mynihut i duhet të luajë sonte 90 minuta që konsiderohen formale në Stamboll kundër Beshiktashit, pas asaj fitoreje 5-0 në “Alianz Arena” që praktikisht vendosi kualifikimin e bavarezëve. Për shkak të ndryshimit të fashës së orarit, turqit e zhvillojnë ndeshjen në orën 18:00. Për gjermanët ngjan një formalitet për t’u bërë, përderisa diskutimi sa i takon ekipit që do të kalojë në cerekfinale, u mbyll që në ndeshjen e parë.

bayer

Pesë gola janë të pamundur për t’u përmbysur dhe askush nuk ia ka dalë deri më sot, prandaj shqiponjat modeste të Bosforit kanë si objektiv të vetëm zhvillimin e një ndeshjeje dinjitoze. Pse jo, të shoqëruar edhe me një rezultat pozitiv, përballë një Bayerni, që ka fituar 14 nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur. Teksa ka realizuar 10 gola në dy takimet e fundit në kampionat. Aq sa ka gjasa për të vijuar të qenit i pakursyer edhe në sot në Stamboll.

bessikt

Kursime pritet të ketë vetëm në formacion, ku krahasuar me ndeshjen e parë pritet të pushojnë Boateng, Havi Martinez apo Levandovski.Ndërsa të padisponueshëm për shkak problemesh fizike janë Koman, Toliso dhe Roben. Trajneri Hajnkes ka deklaruar se përtej rezultatit 5-0 nga ku nisen sonte bavarezët, synimi do të jetë përmirësimi i fazës mbrojtëse e sulmuese, por edhe qarkullimi i topit. Nga ana tjetër, turqit, veç Vidas së skualifikuar për kartonin e kuq që mori në ndeshjen e parë, do të jenë pa të dëmtuarit Pepe dhe Tosic. Praktikisht është e gjithë qendra e mbrojtjes që do të vijë krejt e riformuar me Medel që pritet të tërhiqet nga mesfusha.