Champions League/ Real Madrid pëson humbjen e parë, barazim mes Celtic dhe Shakhtar

Sport

Merr fund ecuria pa humbje e Real Madrid në të gjitha kompetcionet. Për të gjetur një disfatë të Los Blancos duhet të kthehemi 6 muaj prapa në kohë. Ishte 8 maji i sezonit të kaluar, kur Reali mposhtej në derbi ndaj Atleticos.

Që prej atëherë kanë kaluar 20 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet që të besuarit e Carlo Ançelottit qëndronin të pamposhtur. Që kjo të ndodhte, duhet të vinte java e 5-të e fazës së grupeve të Champions League dhe konkretisht transferta ndaj Leipzig.

Në tokën gjermane, kampionët në fuqi të Europës u mposhtën me rezultatin 3-2. Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, konkretisht me anë të Gvardiol dhe anakunku ne minutat 13 dhe 15-të.

Reali e ngushtoi diferencën në të 44-tën me anë të Vinicius Junior, për të shkuar në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e një goli. Me rikthimin në fushë, në minutën e 81, Timo Ëerner shënoi të 3-tin për të zotët e shtëpisë, që u pasua nga një tjetër gol i miqve në të 4-tën minutë të shtesës. Rodrygo shënoi nga pika e bardhë, por ky është një gol që do i vlejë lojtarit si statistikë personale.

Vetëm 21 vjeç e 289 ditë, Rodrygo është lojtari më i ri i Realit që nga viti 2000 që shënon nga penalltia në një ndeshje të Champions League. Atëherë realizonte Raul Gonzalez ndaj Dynamo Kyiv, vetëm 22 vjeç e 261 ditë.

Më tej, kjo ishte humbja e 4 në Champions League për Real Madrid në vitin 2022. Më shumë humbje se kaq, ata kanë pëauar vetëm në vitin 2001, plot 5 të tilla.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes tjetër të Grupit F, Celtic dhe Shakhtar Donetsk u ndanë në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Georgios Giakoumakis në minutën e 31, ndërsa Mudryk barazoi sfidën në të 58-tën.

Në këto rrethana, sa i përket renditjes së përgjithshme në Grupin F, Reali udhëheq me 10 pikë i kualifikuar. Ndonëse Los Blancos e kanë siguruar kualifikimin, ata nuk e kanë siguruar ende vendin e parë, dhe për ta bërë këtë, duhet te fitojnë ndaj Celtic në shtëpi në ndeshjen e javës së ardhshme.

Ndërkohë, Shakhtar Donetsk dhe Leipzig do përballen mes tyre në sfidën direkte, që do vlejë një biletë direkte për në fazën tjetër të kompeticionit.