MATTHIJS DE LIGT, MBROJTËSI I BAYERN MUNICH.

Sport

“Një ndeshje ndaj Barcelonës nuk është asnjëherë e lehtë. Do të na duhet të jemi të përqendruar përgjatë të gjithë kohës dhe synimi ynë është vetëm fitorja. Barcelona ka nisur një project të ri me filozofinë e Xavit. Po zhvillojnë një kampionat të mirë, me një futboll mjaft cilësor. Në Champions League nuk janë duke bërë aq mirë, por nuk mund të them nëse ne jemi më lart sesa ata në këtë moment. Në krahasim me vitin e kaluar, Barcelona është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme në të gjitha aspektet.

Mundësitë për kualifikim? Sinqerisht nuk kam menduar për diçka  të tillë. Nëse Interi fiton, atëherë situata mund të komplikohet për ta. Megjithatë, në stadium do jenë 90 mijë tifozë, të cilët do e motivojnë skuadrën e tyre. Duhet të jemi gati për këtë betejë ndaj Barcelonës.