Champions League, Salah trendi i këtij sezoni te Liverpooli

Sport

salah 13jahiw
Trendi i këtij sezoni te Liverpooli quhet padyshim Momo Salah. 37 gola në 42 ndeshje. Të thyera tashmë rekordet e Suarez, Torres e Drogba. Skeptikët janë zhdukur nga qarkullimi. Vetëm 25-vjeç, ai realizoi ëndrrën e një kombi duke e kualifikuar Egjiptin në botëror pas 28 vitesh. I vetmi atje që mund të marrë 1 milionë vota në një garë presidenciale edhe pse i pa-kandiduar. Në Angli është futbollisti që gjendet gjithmonë i ç’markuar. Ai që mahnit me thjeshtësinë, shpejtësinë dhe lidhjen natyrale me skuadrën. I shkaktoi Guardiolës humbjen e parë në Premier dhe sot në Champions është sërish aseti kryesor i Kloppit.

salah232323

Rrugëtimi e Momo Salahs nis nga një fshat si Nagrig mes Kairos dhe Aleksandrisë. Endrra dhe vullneti për t’ia dalë bënë që pavarësisht trazirave politike të spikasë dhe të kalojë te Baseli në Zvicër ku shkëlqen sidomos në Champions kundër Chelsea-it. Mourinho e kalon në Londër me Blutë. Por ishte herët. Angazhohet shumë pak. Por farkëtimi i tij do të bëhej në Itali. Fiorentina e Roma. Montella dhe Spalletti. Gola dhe edukim më i mirë taktik. Kjo ishte shkolla për të merituar një tjetër mundësi në Premier League kësaj radhe me Jurgen Klopp dhe Liverpoolin. Shans i dhënë dhe gjithcka e shpërblyer, aq sa tani, të konkurrojë edhe me Messin e Ronaldon.