Cikalleshi nuk debuton në fundjavë për Goztepe

Sport

sokoli
Sokol Cikalleshi është i vetmi shqiptar që do të luajë këtë sezon në Superligën turke (transmetohet ekskluzivisht në TRING SPORT), megjithëse shumë u përfolën se mund të lëviznin aty edhe Sadiku apo Mavraj. Sulmuesi kavajas ka zyrtarizuar huazimin për një vit nga Osmanlispori te Goztepe, skuadër me të cilën lojtari shqiptar do të synojë të rikthehet në nivelet e tij më të larta. E mbi të gjitha të bëjë të harrohet sezoni zhgënjyes që përjetoi me klubin që ka ende kartonin e tij. Ndërkohë, trajneri i ekipit të tij të ri, Bajram Bektash ka vlerësuar afrimet e bëra te Goztepe, megjithëse ka shfaqur disi dyshime mbi gjendjen e kavajasit.

cikalleshi

“Kemi afruar lojtarë cilësorë për repartet në të cilat kishim nevojë. Cikalleshi? Në dy vitet e fundit nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar. Mirëpo mbetet një sulmues cilësor dhe e morëm pasi besojmë se ka mundësi të rikthehet ai i vërteti”, ka deklaruar trajneri i Goztepes për mediat turke. Faktikisht, Cikalleshi vuan nga një problem në kavilje, gjë që do t’i pengojë të jetë në dispozicion për sfidën e fundjavës kundër Alanyasporit. Ky problem dhe moskativizimi në dy ndeshjet e fundit në Ligën e dytë turke me Osmanlisporin do t’i mohojë me shumë mundësi thirrjen me Kombëtaren për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Gjithsesi, tani e tutje, më rëndësi për Cikalleshin ka të rigjejë formën e përpara dy viteve, atëherë kur shënonte gola me peshë për Bashaksehirin apo Akihsarin.