“Çmendet” Perez me ofertën që ka gati për Pogba

Sport

Humbja e rëndë në derbin me Atleticon ishte një këmbanë alarmi. Florentino Perez nuk e sheh dot Realin në këtë gjendje dhe prandaj do të hapë sërish thesin për
të përforcuar skuadrën, që kërkon ringritjen pas një sezoni të dështuar. Dëmtimet e kanë kushtëzuar shumë së fundi, por edhe një ndërhyrje në merkato ishte e
nevojshme që përpara miqësoreve të verës. Kështu që Pol Pogba duket se mbetet objektivi kryesor i “Los Blancos”. Mbi të gjitha është vetë mesfushori francez ai
që dëshiron të bashkohet me Zidane dhe prandaj është gati ta lërë Junajtid. Agjenti i t8ij, Mino Raiola po përpiqet prej disa kohësh, për realizimin e një operacioni të
tillë.

Ndërkohë që sipas asaj që raportohet prej mediave më të rëndësishme evropiane, presidenti Perez ka gati një ofertë prej plot 166 milionë euro për të sjellë në
“Santiago Bernabeu” kampionin e botës. Nëse ky operacion do kryhet, Pogba do ishte blerja më e shtrenjtë e La Ligas, shitja më e shtenjtë e Premier Ligës dhe
transferimi e tretë më i madh në histori. Në fakt, përpara një oferte të tillë, pritet që Junaited të dorëzohet aq më tepër kur ka akord për ta zëvendësuar francezin
me serbin e Lacios, Milinkovic-Savic. Pikërisht, milionave e përfituara nga shitja e Pogba, Solskjaer do i përdorte për të sjellë jo vetëm Saviç, por edhe Bruno
Fernandes, i cili i ka dhënë lamtumirën Sportingut, për të marrë rrugën drejt “Old Traford”.