Connor Goldson, mbrojtës i Rangers:

Sport

“Është një arritje e madhe të luajmë në këto nivele. Është shpërblimi i punës së disa viteve bashkë dhe jemi krenarë për atë se çfarë kemi treguar. Finalja e sezonit të shkuar në ‘Europa League’ ishte mjaft e rëndësishme për ne. Jo të gjithë lojtarëve u vjen mundësia për të luajtur finale europiane. Për klubin ishte e rëndësishme në aspektin financiar, por për ne, si lojtarë, ishte një mundësi për të shkuar direkt në ‘Champions League’. Sot kemi një tjetër shans të madh dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më mirë. Për mua personalisht do të thotë shumë të luaj në fazën e grupeve. Kur isha i ri, as nuk e mendoja se mund të arrija në këto nivele. Është maksimumi për një lojtar dhe jam i lumtur që jam në këto pozita, pasi kam punuar shumë për një shans të tillë.”