CR7 grumbullohet me Portugalinë

Sport

Karriera e Cristiano Ronaldos me Portugalinë, ende nuk ka përfunduar. Numri 7-të është grumbullar nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet eliminatore të Euro 2024.

Numri një i përfaqësueses luzitane, Martinez, ka kominukuar paraprakisht me sulmuesin dhe ky i fundit është shprehur i gatshëm për të dhënë kontributin me fanellën e vendit të tij, kontribut që tashmë është duke e dhënë prej 2 dejkadash me radhë, që prej Gushtit të 2003-shit.

Në 196 ndeshje me Portugalinë, CR7 ka shënuar 118 gola, duke u bërë në këtë mënyrë lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka realizuar kaq shumë në skenën ndërkombëtare me një përfaqësuese.

38 vjeçari do përpiqet që ta thellojë rekordin e tij në dy ndeshjet e radhës të Portugalisë në kualifikueset e Euro 2024, konkretisht ndaj Lichtenstein dhe Irelandës.

Disa muaj më parë, vlen të theksohet se sulmuesi i famshëm nuk përjetoi një aventurë të mirë në Kupën e Botës, teksa ish-trajneri Fernando Santos vendosi ta ulte në stol në finalet e Katarit, duke i besuar në vend të tij, talentit të Benficës, Gonçalo Ramos.

Megjithatë, gjithçka i përket të shkuarës dhe Ronaldo është gati të vijojë rrugëtimin e tij historik me kombëtaren e Portugalisë.