CSKA: Na mungon eksperienca e mjaftueshme që t’i ushtrojmë presion kundërshtarëve!

Sport

viktor ucl

Viktor Goncharenko, trajner i CSKA-së së Moskës: Si është gjendja e Hernandez dhe Dzagoev?! Le të mos flasim për lëndimet, përpara kemi një ndeshje të Champions League-ës, të fokusohemi te takimi. Sigurisht fitorja ndaj Realit në Luzhniki na gëzoi të gjithëve, por duhet ta pranojmë se nuk kemi qenë dhe aq të balancuar në përballjet tona. Për këtë them se na mungon eksperienca e mjaftueshme që t’i ushtrojmë presion kundërshtarëve që në fillim dhe të jemi konsistent. Nëse shohim ndeshjen e parë me Romën, patëm një nisje të mirë, rreth një orë luajtëm mirë, po kështu bëmë edhe me Realin e Madridit, ndërsa me Plzenin fillimi ishte si mos më keq. Kjo është e gjitha, ende kemi shumë punë përpara. Prandaj s’mund ta them se do jemi sulmues ndaj Romës, por as s’mund as ta përjashtoj. Duhet të kemi qasjen e duhur, jo vetëm në fillim por për gjatë gjithë ndeshjes.

igor akinfeev igor akinfeev 3366428
Igor Akinfeev, portier i CSKA-së së Moskës: Përballë kemi një skuadër të madhe që vitin e kaluar arriti gjithashtu ndeshje të mëdha duke qenë luftarakë sidomos në shtëpi. Kur një skuadër luan në Champions League të gjithë presin shumë prej saj. Prandaj në këtë drejtim do të mundohemi me sa mundemi që të luajmë një ndeshje të madhe. Deri këtu e kemi treguar se mund të luajmë si të barabartë me skuadra të nivelit edhe të Realit të Madridit dhe unë them se mund ta ripërsërisim atë rezultat. Sigurisht askush s’e di se çfarë do të ndodhë në fushë, këtë do ta marrim vesht vetëm gjatë takimit, por i garantoj tifozëve se do të jemi luftarakë, si unë ashtu edhe skuadra. S’po them se do ta mundim Romën, por do të bëjmë më të mirën dhe më pas do të jetë fusha që do të japë gjykimin final.