Juventus nuk duhet të «flejë mbi dafina»: Ka gjithmonë goditje të ‘fshehur’!

Sport

allegri

Massimiliano Allegri (trajner i Juventus): “Pres një ndeshje të bukur, pasi do të luajmë kundër një skuadre të madhe. Fitorja është e rëndësishme, pasi do të sillte edhe sigurimin e kualifikimit. Nëse vjen edhe kreu i grupit, do të ishte akoma më mirë. Manchester Junaited mbetet një skuadër e rrezikshme, që ka gjithmonë ‘goditjen’ e fshehur, për të gjetur golin. Në fakt, edhe në ndeshjen e luajtur në Manchester, Pogba pati mundësinë e barazimit, pas avantazhit tonë. Jemi të përqendruar vetëm te kjo sfidë, nuk mendoj për ndeshjen e kampionatit ndaj Milanit. Ky grup lojtarësh ka treguar se kush zbret në fushë, është gjtihmonë në lartësinë e duhur, pavarësisht se sot duhet të bëj pa Bernardeschi, Douglas Costa dhe Emre Can. Kemi motivim të madh dhe kjo besoj se bën diferencën. Nuk duhet të ‘flemë mbi dafina’ duke parë atë që kemi bërë deri tani, sepse ende nuk kemi fituar asgjë. Duhet të fitojmë së pari me Manchester Junaited dhe më pas të mendojmë për Milanin”.

Singapore Selection vs Juventus 2014 Leonardo Bonucci
Leonardo Bonucci (mbrojtës i Juventus): “Nis një javë e rëndësishme për mua, por edhe për Juventusin. Për Milanin do të mendojmë vetëm pas ndeshjes me Man.Utd. Jemi të fokusuar vetëm te përballja e Champions League, që do të jetë mjaft e vështirë. Përgëzimet e Mourinhos të japin kënaqësi, sepse vijnë nga një trajner i madh, me të cilin kam një raport që bazohet te vlerësimi. Mirëpo mbrojtjen nuk e bëjnë vetëm mbrojtësit, merita është e të gjithëve. Duhet të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë si skuadër. Këtë arrijmë ta bëjmë më mirë në Champions League, ndërsa ndonjëherë nuk e kemi dot në kampionat. Nuk fshihemi sa i takon synimit për të fituar Champions, megjithatë gjithcka duhet ta meritojmë në fushë, duke fituar çdo ndeshje. Kundër Manchester Junaited kemi detyrën për të marrë tri pikët, që do të na shërbejnë për të realizuar objektivin e kualifikimit. Me Pogban kemi marrëdhënie miqësore. Shpresoj që të bëjë një paraqitje të mirë… por në fund të fitojë Juventusi”.