Deklarata e trajnerit dhe mesfushorit të CFR Cluj

Sport

Dan Petrescu (Trajneri i CFR Cluj)
Njerëzit në Rumani kanë filluar të kenë shumë besim tek skuadra jonë dhe kjo ka shtuar më dëshirën për të bërë sa më mirë. Nga ndeshjet me Celtic kuptuam që nuk mund të kualifikohemi më tej nëse nuk shënojmë gola. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos pësuar, por në fazën sulmuese mendoj se është e nevojshme të tregohemi cinikë. Slavia Praha ka lojtarë të shkëlqyer, sidomos në sulm dhe prandaj do të jetë e vështirë të ruajmë portën të paprekur. Vitin e shkuar i shënuan tre gola Chelseat, që për mua është një nga skuadrat më sulmuese që unë kam parë në karrierën tim 16-vjeçare. Trajneri i kundërshtarëve tanë ka thënë se kemi shanse të barabarta, por e vërteta është që Slavia vjen si favorite e madhe në këtë sfidë.

, Image: 372265156, License: Rights-managed, Restrictions: Contributor country restriction: Worldwide, Worldwide, Worldwide, Worldwide, Worldwide, Worldwide, Worldwide.
Contributor usage restriction: Commercial electronic, Personal use, Advertising and promotion, Consumer goods, Direct mail and brochures, Indoor display, Internal business usage.
Contributor media restriction: {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}, {04384811-3CC1-49C1-A518-53E1E22F002A}., Model Release: no, Credit line: Profimedia, Alamy

Ciprian Deac (Mesfushor i CFR Cluj)
Luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Duam të luajmë mirë dhe të bëjmë krenarë të gjithë tifozët tanë. Kundërshtari që kemi përballë është shumë i forte. Në sfidën me Celtic nuk vinim si favoritë. Na nënvlerësuan dhe arritëm të përfitonim nga kjo gjë. Nuk besoj se tek Slavia Praha do të bëjnë të njëjtin gabim, çfarë do të na i vështirësojë gjërat edhe më shumë. Ka për të qenë një ndeshje interesante, por përpara publikut tonë, do të bëjëm çdo gjë që do të jetë e nevojshme për të marrë një fitore të madhe.