Dëmtohet Eduardo Camavinga i Real Madrid, rrezikon ndeshjen e Champions League

Sport

Alarm në Madrid. Në miqësoren që Franca luajti me Kilin dhe e fitoi 3-2, u dëmtua Eduardo Camavinga, lojtari I Real Madrid, I cili në minutën e 44 u detyrua të linte në dhimbje fushën e lojës.

Sipas raportimeve, Camavinga ka pësuar një ndrydhje të kaviljes. Lajmi I mirë është se dëmtimi është I shkallës së parë, çka do të thotë se lojtari parashikohet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për vetëm dy javë.

Mirëpo, lajmi I keq është se mesfushori pritet të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League ndaj Manchester Cityt, që do të luhet në Santiago Bernabeu në 9 Prill.

Në rrethana si këto, mungesa e Camavingas konsiderohet një minus I madh për Los Blancos, duke marrë në konsideratë peshën që francezi ka nisur të fitojë në formacionin që trajneri Carlo Ançelotti përzgjedh.

Gjithësesi, lojtari është kthyer menjëherë në Madrid, atje ku do të kryjë të tjera teste, për të përcaktuar më saktë edhe kohën e plotë të rikuperimit.