Dhjetë lojtarët më të mirë në Evropë sipas UEFA’s

Sport

uefa 1470399672 196824

Gareth Bale, Cristiano Ronaldo e Antoine Griezmann, janë nominuar për çmimin ‘lojtari më i mirë në Evropë’
UEFA gjatë ditës së sotme publikoi listën prej tre lojtarëve të nominuar për më të mirin e Evropës, çmim ky që do të ndahet në fund të këtij muaji. Befasia është mos prania e Lionel Messit.

Bale, Griezmann e Ronaldo, janë tre lojtarët të nominuar për çmimin ‘Lojtari më i mirë në Evropë’, përcjell Gazeta Express.

Interesante është fakti se Luis Suarez ishte më afër se Leo Messi që të hyjë në mesin e tre më të mirëve në Evropë. Ai renditet i katërti, derisa Leo i pesti.

Këta janë shtatë lojtarët tjerë më të mirë në Evropë sipas UEFA’s, të cilët nuk arritën që të hyjnë në treshe:

4. Luis Suárez (Barcelona & Uruguay) – 29 points

5. Lionel Messi (Barcelona & Argentina) – 25

6. Gianluigi Buffon (Juventus & Italy) – 19

7. Pepe (Real Madrid & Portugal) – 9

8. Manuel Neuer (Bayern München & Germany) – 6

9. Toni Kroos (Real Madrid & Germany) – 5

10. Thomas Müller (Bayern München & Germany) – 2