NBA, Golden State i pandalshëm

Sport

auto NBA1417008702
Golden State Warriors vazhdoi sërish serinë pozitive, duke regjistruar të enjten fitoren e 10-të radhazi. Kampionët e NBA-it, mundën me shifrat 129-116-të Minnesota-n, e cila në mesjavë i shkaktoi humbjen e pare Atlantas. Stephen Curry ishte sërish i papërmbajtshëm për Golden State duke realizuar 46 pikë. Lojtari më i Vlerësuar i sezonit të kaluar, Curry ishte i papërmbajtshëm që në fillim, aq sa vetëm në periodën e parë mundi të shënojë 21 pikë. Tashmë Golden State kryeson edhe me numrin e pikëve në total. Skuadra nga San Francisko ka mundur të shënojë 1148 pikë në 10-të ndeshje. Nga pas vijnë Atlanta Hawks me 104 pikë më pak.
Ndërkohë Miami Heat regjistroi fitoren e tretë radhazi duke fituar me vetëm një pike diferencë përballë Utah Jazz. Lojtari i ndeshjes për Miamin ishte Chris Bosch, i aftë të shënonte 25 pikë dhe 4 asiste.
Në ndeshjen tjetër të së enjtes, Phoenix Suns iu rikthyen fitores duke mundur 118-104 Los Angeles Clippers. Për vendasit, treshja Knight-Bledsoe dhe Warren mundën të shënonin 81 pikë, ku padiskutim më kryesori ishte Knight me 37 pikë, ndërkohë që Bledsoe shërbeu dhe 9 asiste.